Policia ruse arreston fëmijët se protestuan kundër pushtimit të Ukrainës

2 March 2022, 15:38Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Policia ruse arreston fëmijët se protestuan kundër pushtimit

Pamjet qe vijnë nga Rusia janë rrëqethëse. Një politikan i opozitës në Moskë ka publikuar video që tregojnë fëmijë që ndodhen brenda në komisariatet policore. Fëmijët janë arrestuar nga autoritetet ruse, pasi i ishin bashkuar protestave kundër luftës.

Rrjeti televiziv “Nexta” ka shpërndarë një video në Twitter, në të cilën një fëmijë qan pas hekurave.

Fëmijët u arrestuan nga autoritetet sepse morën pjesë në demonstratat në kryeqytetin rus me mijëra qytetarë që shprehën kundërshtimin e tyre ndaj pushtimit rus të Ukrainës.


Video