Rusia pranon për herë të parë se "ekonomia po merr goditje serioze"

2 March 2022, 12:53Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rusia pranon për herë të parë se "ekonomia po merr
Dmitry Peskov

Ekonomia ruse po ndikohet si rezultat i sanksioneve të vendosura nga Perëndimi, pranoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, kur u pyet në lidhje me komentet e presidentit amerikan Joe Biden në fjalimin e tij.

“Ekonomia e Rusisë po përjeton goditje serioze”, tha Peskov në një telefonatë me gazetarët e huaj të mërkurën. “Por ka një kufi sigurie, ka potencial, ka disa plane, puna është duke u zhvilluar.”

“[Ekonomia] do të qëndrojë në këmbë”, përfundoi ai.

Në fjalimin e tij të martën, presidenti Biden tha se ekonomia ruse kishte mbetur e “lëkundur” nga të gjitha sanksionet.

Duke folur me udhëheqësit politikë në Uashington, Biden e filloi fjalimin duke nënvizuar unitetin kundër Rusisë brenda Shteteve të Bashkuara dhe midis aleatëve të saj.

Ai e mbylli me një ndjenjë tingëlluese optimizmi dhe uniteti teksa bota shikon pushtimin rus të Ukrainës, duke thënë se besimi i tij te populli amerikan është ajo që i jep atij siguri se demokracia do të mbizotërojë në këtë moment kritik.


Video