"Mami, janë vrarë të gjithë", ushtari rus telefonon të ëmën pasi kapet rob në Ukrainë (Video)

2 March 2022, 11:22Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Mami, janë vrarë të gjithë", ushtari rus
Ushtari rus telefonon të ëmën pasi kapet rob në Ukrainë

Videoja e një ushtari rus të kapur nga forcat e Ukrainës është shpërndarë në Twitter. Pas 7 ditë luftimesh, numri i rusëve të vrarë në luftën për pushtimin e Ukrainës ka arritur rreth 6 mijë. 

Në këtë video, një prej ushtarëve të kapur rob telefonon të ëmën dhe i thotë asaj se të tjerët janë vrarë të gjithë, ndërsa shton se komandantët i brakisën në betejë. 

"Mami, ata (komandantët rusë) i lënë të vdekurit në fushëbetejë. Në njësinë time përfunduan të gjithë të plagosur. Të gjithë u vranë…”, thotë rekruti rus teksa komunikon me familjen e tij. 

Ushtarër rusë të plagosur në betejë po trajtohen në spitalet e Ukrainës. Numri i tyre sipas autoriteteve të Kievit është i konsiderueshëm.  


Video