Serbët mbajnë ende të bllokuar veriun e Kosovës, mbyllen shkollat

12 December 2022, 08:33Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Serbët mbajnë ende të bllokuar veriun e Kosovës, mbyllen

Serbët që protestojnë kundër arrestimit të ish-policit Dejan Pantiç janë ende në barrikada. Veriu i Kosovës është ende i bllokuar nga qytetarët serbë.

Kalimi në vendkalimin Bërnjak dhe Jarinje nuk është i mundur as në këmbë. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u bëri thirrje serbëve në veri të Kosovës që të jenë të qetë dhe paqësor derisa po raportohet se shkollat në veri të Kosovës sot nuk do të jenë të hapura.

Pak pas orës 21:00, breshëri zjarri dhe shpërthimi janë dëgjuar në Rudar afër Zveçanit. Nuk dihet se kush ka qëlluar. Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, ka bërë të ditur se është formuar Shtabi i Krizave, i cili do të raportojë rregullisht për gjendjen në terren.

Shkollat fillore dhe të mesme në veri të Kosovës nga sot nuk do të punojnë. Për shkak të ngjarjeve në Kosovë është mbajtur seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Serbi.

Pas seancës së Këshillit, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se barrikadat janë shprehje e protestës kundër arrestimit të njerëzve dhe thekson se do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin.


Video