"Ishte një moment frikësues!" Kështu e përshkruan gazetarja Dorontina Bylykbashi e RTV Dukagjinit, momentin kur një mjet shpërthyer plasi teksa ajo po raportonte për situatën e krijuar në veri të Kosovës.
Në një prononcim për Report TV, Bylykbashi thotë se sulmet filluan në momentin kur mediat serbe u larguan nga aty. Ajo shton se e vetmja gjë që ka arritur të shohë kanë qenë persona të maskuar dhe asnjë tjetër detaj.
“Nuk mundëm që ta identifikonim se çfarë mjeti është hedhur. Në ato momente dëgjoja duke më thirrur kameramani. Nuk kam parë dot pas se çfarë ndodhi, por ishte një moment shumë frikësues pasi se kisha idenë se çfarë mjeti është. Kur u larguan mediat serbë filluan sulmet dhe dëgjohej edhe muzikë nacionaliste në ato rrethina. Atje shihen persona të maskuar të cilët u përkasin grupeve kriminale atje. Disa kishin mbuluar kokën me kapele dhe maska të zeza. Janë ato grupe që veprojnë ashtu,”- tha gazetarja.
Bylykbashi tha më tej se momentalisht, situata në veri të Kosovës është e qetë.
"Me aq sa pashë situata sot më e qetë ka shtim të numër të policisë së Kosovës, Eulex edhe KFOR."- tha ajo.
Ngjarja ndodhi një natë më parë, gazetarja e RTV Dukagjini po raportonte në momentin që iu hodh një mjet shpërthyes. Situata në Kosovë vijon të jetë e tensionuar. Patrulla e EULEX-it në veri të Kosovës është sulmuar me bombë. Mbëmjen e kaluar në veri ka patur një situatë të tensionuar me bomba, sulme me armë zjarri dhe mjete shpërthyese. Ndërkombëtarët kanë dënuar sulmin e paprecedentë të forcave KFOR, EULEX dhe policisë së Kosovës në veri duke shtuar se autorët duhet të thirren përpara drejtësisë për aktet e tyre.