Sekretari amerikan takohet me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut!

29 May 2025, 21:10Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sekretari amerikan takohet me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë
Timço Mucunski/ Marco Rubio

Ministri i Jashtëm amerikan, Marco Rubio, u takua sot me ministrin e Jashtëm dhe të Tregtisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, bëri të ditur zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Tammy Bruce.

Takimi theksoi marrëdhëniet e forta dypalëshe dhe nënvizoi interesat e përbashkëta për stabilitetin rajonal, bashkëpunimin ekonomik dhe NATO-n.

Gjatë bisedimeve, u shqyrtuan mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, përfshirë tregtinë dhe investimet, sipas përfaqësueses së Departamentit të Shtetit.


Video