
Forcat e Armatosura Ruse pretendojnë se kanë zgjeruar kontrollin e tyre në qytetin e Pleshçeevka, i cili ndodhet në Republikën Popullore e vetëshpallur e Donetskut. Sipas ministrisë së Mbrojtjes, veprimet sulmuese të njësive 'kanë çuar në çlirimin e qytetit Pleshçeevka në Republikën Popullore të Donetskut'.
Ndërkohë, riparimet në linjat e jashtme të energjisë që furnizojnë centralin bërthamor të Zaporizhias kanë rifilluar pas një ndërprerjeje katër javore. Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të IAEA-së, Rafael Grossi, janë krijuar zona lokale armëpushimi për të lejuar kryerjen e punimeve.
"Puna e riparimit në linjat e jashtme të dëmtuara të energjisë që furnizojnë centralin bërthamor të Zaporizhzhisë ka filluar pas një ndërprerjeje katër-javore, pas krijimit të zonave lokale të armëpushimit për të lejuar vazhdimin e punës", tha Grossi.
"Rivendosja e furnizimit të jashtëm me energji është thelbësore për sigurinë bërthamore. Të dyja palët", përkatësisht Ukraina dhe Rusia, "kanë bashkëpunuar në mënyrë konstruktive me IAEA-në për të mundësuar vazhdimin e planit kompleks të riparimit", shtoi Grossi.