Rrëzohet avioni në Kaliforni, dy të vdekur dhe 19 të plagosur

3 January 2025, 13:05Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rrëzohet avioni në Kaliforni, dy të vdekur dhe 19 të
Rrëzohet avioni në Kaliforni, dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Dy viktima dhe 19 të plagosur është bilanci nga rrëzimi i një avioni të vogël në një fabrikë në jug të Kalifornisë.

Avioni u përplas me çatinë e fabrikës që prodhonte mobilje, duke shkaktuar zjarr.

Personat që ndërruan jetë janë ata që ndodheshin në avionin e vogël, ndërsa të plagosurit ishin brenda ndërtesës në Fullerton, Kaliforni.

Departamenti i Policisë Fullerton në një deklaratë sqaron se identifikimi i viktimave do të bëhet publik pasi të kontaktohen fillimisht të afërmit.

Zjarrfikësit dhe policia mbërritën në vendngjarje dhe luftuan me flakët.

Zyrtarët amerikanë vlerësojnë se rreth 300 njerëz u evakuuan nga ndërtesa, e cila pësoi dëme të mëdha materiale.

Administrata Federale e Aviacionit po heton ngjarjen dhe po përpiqet të zbardhë shkaqet.

 


Video