Rrëzohet avioni në Greqi, ka viktima (FOTO)

19 October 2022, 15:19Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rrëzohet avioni në Greqi, ka viktima (FOTO)
Avioni i rrëzuar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në Greqi. Një avion privat me një motorr ka rënë në km 96 të autorstradës që lidh athinën me lamian.

Sipas informacioneve paraprake, avioni bëri ulje të rëndë (siç quhet në gjuhën e aviacionit). Mediat greke raportojnë se ka ndërruar jetë piloti i moshës rreth 70-75 vjeç.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar tetë zjarrfikës me tre automjete. Sipas informacioneve, avioni po përgatitej të ulej në një aeroport privat “Perneri” që ndodhej në zonë, kur në rrethana të panjohura u përplas në një zonë me pemë, pranë pistës.



Video