Është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare, Vasel Sinishtaj, një ndër zërat e parë shqiptarë në Kuvendin e Malit të Zi.
Lajmin e ka bërë me dije kryetari komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai shkruan se ish-deputeti Vasel Sinishtaj nuk është kursye në Kuvendin e Malit të Zi për të drejtat e shqiptarëve.
Sinishtaj aktualisht mbante postin e kryetarit të Këshillit politik tek Alternativa Shqiptare dhe postin e kryeadministratorit në Komunën e Tuzit.
Postimi i plotë:
Të nderuar miq, me hidhërim e ndaj me Ju lajmin që Vasel Sinishtaj ndërroi jetë! Vaseli ishte njeri i mirë, profesionist dhe punëtorë i pashoq! Ishte përherë i gatshëm për këshilla e ndihmë për çdo njeri që kishte nevoj.
Ishim bashkëudhtarë politik për një kohë të gjatë. Në rolin e deputetit ishte zëri i parë shqip në Parlamentin e Malit të Zi, dhe nuk u kursye për të drejtat e shqiptarëve! Njëri ndër themeluesit e Alternativës Shqiptare, aktualisht ishte Kryetar i Këshillit politik i ASH.
Dy vitet e fundit me përkushtim kryente detyrën e Kryeadministratorit në Komunën e Tuzit. I përjetshëm qoftë kujtimi për figurën e Vasel Sinishtaj! Për datën e mbajtjes së Orës komemorative dhe varrimit, do të njoftoheni me kohë!