Përdhunimi nga disa burra i 12-vjeçares në Greqi, detaje tronditëse: Abuzohej 5 herë në ditë në bordello

18 October 2022, 14:51Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Përdhunimi nga disa burra i 12-vjeçares në Greqi, detaje

Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak ditë më parë në Greqi, ku një 12-vjeçare u përdhunua dhe shfrytëzua seksualisht për muaj me radhë nga një i afërm i familjes së saj.

Ngjarja në fjalë tronditi vendin fqinj, pasi ndodhi në vazhdën e disa përdhunimeve të njëpasnjëshme. Nga hetimet policia ka mësuar se Michos e çonte të miturën në një godinë dykatëshe në qëndër të Athinës, ku besohej se kryheshin takimet me pedofilët.

Pika kryesore në zgjidhjen e misterit është identifikimi i punonjëses së azilit që dyshohet se i ka thënë Mihos “ajo është e re, do të futemi në telashe”. Sipas të dhënave të mbledhura nga Departamenti i Mbrojtjes së të Miturve të Sigurimit të Atikës bëhet me dije se e mitura është dërguar 5 herë në këtë qendër.

Analistët e njohin zonën dhe nga dëshmitë e mbledhura dolën në përfundimin se 53-vjeçari ishte në lidhje me pedofilë të njohur, të cilët nuk e njihnin vogëlushen nga profilet në faqet “rozë” të të rriturve, por kishin kontakte personale me Michos.

Në çdo vizitë, fëmija përdhunohej nga pesë klientë dhe paratë i jepeshin Mihos. Ishin rreth 20-25 pedofilë specifik të cilët operonin në atë zonë dhe identifikimi i bordellos dykatëshe në qendër të qytetit, do të hapë një dritare të re të madhe në hetime.

Për analistët e EL.AS, mënyra se si komunikonin me Mihos dhe bënin takime në “semaforët e kuq” të Athinës është një “çelës” për identifikimin e pedofilëve të iniciuar. Mesa duket 53-vjeçari u ka dërguar klientëve të mundshëm foto dhe video me të miturën.


Video