Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Lizz Truss mund të largohet këtë javë, shkruan media britanike “The Mirror”.
Në artikull shkruhet se konservatorët po komplotojnë hapur për të larguar kryeministren e vendit, pas vetëm gjashtë javësh në drejtim të vendit.
Katër ditë më parë Liz Truss shkarkoi ministrin e Financave. Sipas medies britanike besimi politik i qytetarëve ndaj Truss ka rënë ndjeshëm. “The Mirror” ka zbuluar dhe listën e kandidatëve të mundshëm për vendin e kryeministres Truss.
Ben Wallace, Sekretari i Mbrojtjes është i popullarizuar me deputetët dhe bazën e partisë, duke kryesuar mes kandidatëve për të marrë drejtimin e qeverisë.
Rishi Sunak, Ish-kancelari mbeti pas Truss në balotazhin e garës për lidershipin konservator, por ai mund ta gjejë veten në një pozicion të favorshëm pas dështimeve të pësuara nga ish-rivalja e tij.
Boris Johnson, Ish-kryeministri i rrënuar nga skandali u rrëzua nga deputetët e tij në fillim të këtij viti, por ai mbetet një re e errët e varur mbi kryesinë e Liz Truss.
James Cleverly, besniku i Boris Johnson dhe Liz Truss, 53 vjeç, është ngritur në parti që kur u zgjodh deputet në 2015.
Penny Mordaunt, udhëheqësja e Commons kaloi në treshen e fundit të garës për udhëheqje konservatore, ku fitoi mbështetjen e 105 deputetëve.