Restoranti në itali faturon klientët 1.5 euro për një lugë shtesë!

10 August 2023, 18:43Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Restoranti në itali faturon klientët 1.5 euro për një
Foto ilustruese


Pak ditë më parë një faturë nga Liqeni i Como-s në Itali u bë virale në internet, pasi klientët ishin faturuar me 2 euro shtesë për ndarjen në dy pjesë të një tosti.

Fatura ngjalli kritika të shumta, nga italianë të revoltuar që thonë se çmimet e larta po i detyrojnë të largohen me pushime drejt destinacioneve më të lira jashtë shtetit.

Megjithatë bëmat mesa duket nuk kanë të mbaruar.

Një çift italianësh ishin ulur në një piceri në Alba të Piemontes. Ata i kërkuan kamarierit një lugë shtesë për të ndarë së bashku kremin "catalana" që kishin porositur.

Ajo që nuk prisnin erdhi bashkë me faturën, një shumë prej 1.5 eurosh për...një lugë shtesë.

Ata thanë se ndonëse nuk ishte një shumë e madhe, u ndjenë të ofenduar nga rritja e pallogjikshme e çmimeve nga bizneset që duan të përfitojnë më shumë nga periudha post-pandemike.


Video