
Kompania e njohur zyrtarisht si "Twitter" është gjobitur me 350,000 dollarë për dështimin për të përmbushur menjëherë një urdhër kërkimi të Departamentit të Drejtësisë për të dhënat që lidhen me llogarinë e ish-presidentit Donald Trump.
Gjykata e Apelit e SHBA-së për Qarkun DC refuzoi apelimin nga platforma e mediave sociale të Elon Musk.
Këshilltari special Jack Smith, i cili ka hetuar ish-presidentin Trump në një çështje të dyfishtë që nga fundi i vitit të kaluar, mori një urdhër kërkimi në janar për të dhënat që lidhen me llogarinë e Trump.
Gjoba u vendos për vonesën e përmbushjes, sipas të dhënave gjyqësore të marra nga ëashington Examiner.
Detajet u përfshinë në vendimin e gjykatës federale të apelit që hodhi poshtë pretendimin e kompanisë së teknologjisë se një gjykatës i gjykatës më të ulët kishte gabuar që e konsideroi kompaninë në shpërfillje dhe vendosi gjobën.
Gjykata "gjeti shkak të mundshëm për të kontrolluar llogarinë në Twitter për prova të veprave penale", sipas dosjes. Kërkesa për aksesimin e të dhënave, u përmbush dhe pse me vonesë.