Rinia e TikTok-ut: Ejani të gjithë në Oxford Street, do grabisim një dyqan

10 August 2023, 16:40Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rinia e TikTok-ut: Ejani të gjithë në Oxford Street, do grabisim
Ndodh në Londrën e vitit 2023! Qindra të rinj dhe të reja janë organizuar përmes rrjetit social TikTok për të grabitur një dyqan në Oxford Street.

Sfida e TikTok-ut nuk është e re. Dhjetra të ashtuquajtur influencerë prej kohësh tashmë postojnë video duke grabitur dyqane në mbarë botën teksa largohen të pashqetësuar, dhunojnë apo ofendojnë të moshuarit dhe të pamundurit në rrugë dhe marrin qindra-mijëra pëlqime.

Por kaq e mirëorganizuar, "Gjenerata Z" nuk ka qenë asnjëherë. Ata janë lëshuar mbrëmjen e djeshme në Oxford Street duke vërshuar nëpër dyqane sportive, dyqanet e Apple dhe McDonalds. Ata kanë marrë çfarë kanë mundur duke lënë pas shkatërrim dhe shitësit e tronditur nga ajo që sapo ndodhi.

Por aventura nuk ka zgjatur shumë, teksa policia ka ndërhyrë duke arrestuar disa dhjetra të rinj e të reja.



Video