Putin ‘zhduket’ gjatë fjalimit në stadiumin e Moskës, shtohen dyshimet për gjendjen e tij shëndetësore

18 March 2022, 15:41Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Putin ‘zhduket’ gjatë fjalimit në stadiumin e Moskës,

Në rrjetet sociale po qarkullon me shpejtësi një video nga fjalimi i Presidentit rus, Vladimir Putin në stadiumin Luzhniki të Moskës.

Putin thirri qytetarët në këtë stadium me rastin e 8-vjetorit të aneksimit të Krimesë nga Rusia, që nuk njihet ndërkombëtarisht.

Videoja që po qarkullon i përket televizionit shtetëror rus dhe sipas aludimeve të mediave ndërkombëtare, ajo tregon se gjendja shëndetësore e Vladimir Putin është e rënduar.

Pse? Televizioni shtetëror rus ka ndërprerë papritur fjalimin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, teksa ai i është drejtuar audiencës në Stadiumin Luzhniki në Moskë.

Ai e ka mbajtur këtë fjalim për të shënuar përvjetorin e tetë të aneksimit të Gadishullit ukrainas të Krimesë. Aneksimi i Krimesë është dënuar nga Perëndimi dhe Ukraina, andaj edhe nuk e njohin si territor rus.

Fjalimi i Putinit është ndërprerë papritur dhe televizioni ka shfaqur disa këngë që janë kënduar në stadium. Një pjesëmarrës i koncertit ka thënë se Putin e ka përfunduar fjalimin dhe e ka lënë skenën.

Por, Kremlini mohoi arsyet shwndetwsore, duke deklaruar pwrmes zwdhwnwsit, Dmitri Peskov se pamjet qw po qarkullojnw janw njw defekt teknik me serverat e transmetimit.


Video