Po mbante fjalim, momenti kur qëllohet me armë ish-kryeministri i Japonisë (foto+video)

8 July 2022, 08:19Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Po mbante fjalim, momenti kur qëllohet me armë ish-kryeministri i

Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe është qëlluar me armë zjarri në shpinë. Sulmi ndodhi kur politikani po mbante një fjalim fushate në një zonë të hapur.

Një zëdhënës i qeverisë japoneze tha se Abe u sulmua nga personi i armatosur rreth orës 11:30 të mëngjesit (me orën lokale).

Personi që qëlloi ndaj politikanit, kryeministri më jetëgjatë i Japonisë (2006-2007, 2012-2020), është arrestuar dhe arma që ai përdori është sekuestruar nga policia. Bëhet fjalë për një 42-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Ish-kreu i qeverisë ishte duke mbajtur një fjalim përpara zgjedhjeve të Senatit. Ai është në një gjendje arresti kardio-respirator, ndaj vdekja mbetet për t'u raportuar nga një mjek.



Video