Plagosje me thikë në pazarin e vjetër të Korçës

24 April 2026, 09:04Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Plagosje me thikë në pazarin e vjetër të Korçës
Korçë

Plagosje me thikë në Pazarin e Vjetër të Korçës, mes dy pronarëve lokalësh dhe një tjetri.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ku konflikti ka nisur fillimisht verbalisht mes personave e më pas ka degraduar në përdorimin e karrigeve të lokalit.

Pas kësaj njëri prej tyre ka marrë një thikë nga lokali dhe ka plagosur personin tjetër. Nuk dihet ende arsyeja e sherrit, por të tre ndodhen në spitalin e Korçës.

Njëri prej të plagosurve ka një plagë nga thika ndërsa dy të tjerët kanë mbetur të dëmtuar nga karriget e përdorura gjatë sherrit. Pritet të merren deklaratat nga grupi hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave.


Video