Përplasje shpërthyen në Stamboll të hënën e 30 qershorit, ndërsa policia përdori plumba gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë një turmë të zemëruar, pas akuzave se një revistë satirike kishte publikuar një karikaturë të profetit Muhamed.
Përplasjet ndodhën pasi prokurori i Stambollit urdhëroi arrestimin e redaktorëve të revistës LeMan, me arsyetimin se kishin publikuar një karikaturë që “fyente vlerat fetare në publik”.
Kryeredaktori i LeMan, Tuncay Akgun, tha se imazhi ishte keqinterpretuar.
“Kjo karikaturë nuk është në asnjë mënyrë një paraqitje e profetit Muhamed. Karikatura nuk ka lidhje me profetin Muhamed. Ne kurrë nuk do të merrnim një rrezik të tillë”, tha ai për agjencinë AFP.
Pas përhapjes së lajmit, disa dhjetëra protestues të zemëruar sulmuan një lokal të frekuentuar nga punonjës të LeMan në qendër të Stambollit, duke provokuar përleshje me policinë, raportoi një korrespondent i AFP.
Përleshjet u përshkallëzuan shpejt në përplasje me pjesëmarrjen e rreth 250 deri në 300 persona, sipas korrespondentit.
E themeluar në vitin 1991, LeMan është e njohur për satirën politike dhe ka qenë shpesh në shënjestër të konservatorëve, veçanërisht pas mbështetjes që i dha revistës franceze Charlie Hebdo pas sulmit terrorist në Paris në vitin 2015, ku u vranë 12 vetë nga persona të armatosur islamikë për shkak të botimit të karikaturave të profetit.
Ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya, tha në rrjetin X se policia kishte arrestuar karikaturistin përgjegjës për imazhin, si dhe dizenjuesin grafik të LeMan.
Ministri i Drejtësisë, Yilmaz Tunc, tha se ishte hapur një hetim për “fyerje publike të vlerave fetare”.
“Mospërfillja ndaj besimeve tona nuk është kurrë e pranueshme,” shkroi ai në X.
Peygamber Efendimizin (S.A.V) karikatürünü yaparak nifak tohumları ekmeye çalışanları bir kez daha lanetliyorum.
— Ali Yerlikaya (@AliYerlikaya) June 30, 2025
Bu alçak çizimi yapan D.P. adlı şahıs yakalanarak gözaltına alınmıştır.
Bir kez daha yineliyorum:
Bu hayasızlar hukuk önünde hesap verecektir. pic.twitter.com/7xYe94B65d
Guvernatori i Stambollit, Davut Gul, dënoi gjithashtu “këtë mendësi që përpiqet të provokojë shoqërinë duke sulmuar vlerat tona të shenjta”.
“Nuk do të qëndrojmë në heshtje përballë asnjë akti të ulët që synon besimin e kombit tonë,” deklaroi ai.