Përmirësohet disi shëndeti i Papa Françeskut, njofton Vatikani

26 February 2025, 18:52Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përmirësohet disi shëndeti i Papa Françeskut, njofton
Papa Françesku

Shëndeti i Papa Françeskut po përmirësohet, por prognoza mbetet e rezervuar.

Ky është buletini më i fundit mjekësor nga Vatikani. Gjendja klinike e Atit të Shenjtë në 24 orët e fundit ka treguar një përmirësim të mëtejshëm, të lehtë.

“Insuficienca e lehtë renale e përjetuar ditët e fundit është kaluar. CT e gjoksit, e kryer mbrëmjen e djeshme, tregoi një evolucion normal të inflamacionit pulmonar. Analizat e sotme të gjakut dhe ato hematologjike konfirmuan përmirësimin e djeshëm”, thuhet në njoftim.

Ati i Shenjtë vazhdon terapinë me oksigjen të lartë. Edhe sot ai nuk ka paraqitur kriza respiratore astmatike.

Fizioterapia e frymëmarrjes vazhdon. Edhe pse ka një përmirësim të lehtë, prognoza mbetet e rezervuar.

Në mëngjes Ati i Shenjtë mori Eukaristinë. Pasditja iu kushtua aktiviteteve të punës.


Video