Përmbyset autobusi turistik me 52 pasagjerë në Nju Jork

22 August 2025, 20:21Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përmbyset autobusi turistik me 52 pasagjerë në Nju Jork
Aksidenti në Nju Jork

Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar pas një aksidenti rrugor mes një autobusi turistik dhe një kamioni në veri të shtetit të Nju Jorkut të premten, thanë zyrtarët amerikanë.

"Aksidenti serioz" ndodhi në autostradën ndërshtetërore 90 në Pembroke, pranë Buffalos, sipas Policisë Shtetërore të Nju Jorkut. Imazhet nga vendi i ngjarjes tregojnë autobusin e përmbysur dhe një numër të madh të forcave të emergjencës.

"Personeli i emergjencës është në vendngjarje dhe janë kërkuar ambulanca shtesë dhe mbështetje mjekësore", tha në një deklaratë rreshteri i Policisë Shtetërore të Nju Jorkut, Jack Keller.

Besohet se nga aksidenti janë plagosur rreth 52 pasagjerë, por nuk raportohet për viktima.


Video