Përgjimet në masë, qytetarët në Izrael po i kthehen Nokia-3310

13 February 2022, 10:13Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Përgjimet në masë, qytetarët në Izrael po i kthehen

Shitjet e telefonave Nokia të modelit të vjetër janë rritur me 200 për qind në Izrael duke hequr dorë nga smartphone-t. Brenda një jave u shitën 4000 modele të vjetra të Nokias.

Ky mobilizim ka ardhur pas zbulimeve të fundit në vend se policia po vëzhgonte një numër të madh qytetarësh.

Telefonat celularë të thjeshtë ose ata që nuk bëjnë pjesë në atë që quhet telefona inteligjentë, kanë qasje të kufizuar në internet dhe aplikacionet si WhatsApp, Telegram, fakt që i bën më të sigurt nga përgjimet.

Telefonat celularë të zyrtarëve të lartë, aktivistëve, gazetarëve, si dhe anëtarëve të familjes dhe këshilltarëve të ish-kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu ishin monitoruar gjithashtu nga policia.


Video