Pasi u shfaq si Papa, Donald Trump habit sërish ndjekësit teksa shfaqet si personazh i Star Wars

4 May 2025, 18:43Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pasi u shfaq si Papa, Donald Trump habit sërish ndjekësit teksa

Presidenti i SHBA, Donald Trump postoi pak ditë më parë një foto të tijën të gjeneruar me inteligjencë artificiale, ku shfaqej si Papë.

Foto ngjalli jo pak reagime, megjithatë sot, Shtëpia e Bardhë ka zgjedhur një tjetër montazh.

Këtë herë Trump shfaqet si "Jedi", personazh nga filmi i famshëm Star Wars, që përkujtohet nga fansat çdo 4 Maj.

"Gëzuar 4 Majin të gjithëve, përfshirë të Çmendurit e Majtë Radikalë që po luftojnë kaq shumë për të sjellë Lordët Sith, Vrasësit, Lordët e Drogës, të Burgosurit e Rrezikshëm dhe Anëtarët e njohur të Bandës MS-13, përsëri në Galaktikën tonë. Ju nuk jeni Rebelimi - ju jeni Perandoria.

4 Maji qoftë me ju", shkruan Shtëpia e Bardhë.


Video