Pas 600 ditësh në paraburgim, Gjykata Speciale shpall sot vendimin për Gucatin dhe Haradinajn

18 May 2022, 08:24Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pas 600 ditësh në paraburgim, Gjykata Speciale shpall sot vendimin
Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj

Pas gati 600 ditësh qëndrimi në qendrën e paraburgimit në Hagë të Holandës, dy drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, do të mësojnë më 18 maj vendimin për ta, të marrë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, të njohura ndryshe si Gjykata Speciale.

Të akuzuarit vazhdojnë të gjenden nën masën e paraburgimin në selinë e paraburgimit në Hagë dhe tanimë janë në pritje të shqiptimit të vendimit të gjykatës.

Gucati e Haradinaj akuzohen për vepra penale që ndërlidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka kërkuar që Hysni Gucati e Nasim Haradinaj të dënohen me nga 6 vite burgim dhe nga 100 euro gjobë.


Video