Tentoi të kopjojë pozën e famshme të Titanikut me të dashurën, mbytet 23-vjeçari

17 May 2022, 19:24Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tentoi të kopjojë pozën e famshme të Titanikut me të
Tentoi të kopjojë pozën e famshme të Titanikut me të dashurën, mbytet 23-vjeçari

Një i ri është mbytur tragjikisht në det teksa po tentonte me të dashurën e tij të kopjonte pozën ikonike të filmit Titanik.

Furkan Ciftci dhe e dashura Mine Dinar, të dy 23 vjeç, ranë në det në Izmit të Turqisë pasi u përpoqën të krijonin pozën ikonë të aktorëve Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet në filmin e Titanikut. Çifti, i cili kishte pirë alkool zgjodhi skajin e skelës së varkës për të shkrepur foton dhe në atë momente ata ranë aksidentalisht në det.

Tentoi të kopjojë pozën e famshme të Titanikut me të

Pasi çifti ra në det, një peshkatar i ndodhur në vendngjarje, nxitoi të ju vinte në ndihmë, por mundi të ndihmonte vetëm 23-vjeçaren Mine Dinar, e cila u kap pas fundit të një kallami peshkimi. 

Më pas ajo u tërhoq në vend të sigurtë dhe pastaj u dërgua në spital me ambulancë, por i dashuri i saj Furkan Ciftci fatkeqësisht u zhduk, ndërsa shërbimet e urgjencës u thirrën në vendngjarje për ta kërkuar atë.

Pas dy orësh, ekipi i kërkim-shpëtimit nxorri nga deti trupin e 23-vjeçarit, i cili për fat të keq kishte ndërruar jetë.


Video