"Pajtohem që siguria e Ukrainës duhet garantuar", Putin: Nëse Trump do ishte president më 2022, nuk do të kishte pasur luftë

16 August 2025, 08:22Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Pajtohem që siguria e Ukrainës duhet garantuar", Putin:
Vladimir Putin

Donald Trump dhe Vladimir Putin sapo kanë dalë së bashku në skenë pasi zhvilluan rreth tre orë bisedime me dyer të mbyllura.

Konferencën për shtyp e ka hapur Presidenti i Rusisë. Ai tha se negociatat me palën amerikane u "zhvilluan në një atmosferë konstruktive dhe respekti të ndërsjellë".

"Ne patëm negociata shumë të hollësishme që ishin mjaft të dobishme", tha Putin teksa falenderoi Donald Trump për propozimin e samitit të Alaskës.

“Vendet tona janë fqinje. Kur zbrita nga avioni thashë "mirëmbrëma, fqinj". Na ndan Ngushtica e Beringut, por jemi fqinjë. Është e rëndësishme që Alaska ka të bëjë me historinë e përbashkët SHBA-Rusi. Në Alaskë, historia ruse është e gjallë me kishat ruse. Falënderojmë qeverinë amerikane për kujdesin ndaj varrezave të pilotëve rusë. Të dy vendet i mundën armiqtë e përbashkët së bashku dhe kjo trashëgimi mund të na ndihmojë në fazën e re në të cilën ndodhemi”, deklaroi fillimisht Putin.

Më pas ai u ndal te negociatat për paqen në Ukrainë dhe fundin e luftës.

“Marrëdhëniet SHBA-Rusi ishin në pikën më të keqe. Ishte e nevojshme të ecnim përpara dhe të hynim në një fazë dialogu. Ky takim ishte vonuar shumë. Unë dhe Presidenti Trump kemi kontakte të mira të drejtpërdrejta, dhe i dërguari Special Witkoff ka udhëtuar shumë herë në Rusi. Nëse do të ishte Trump më 2022 President, nuk do të kishte luftë. Dua të falënderoj Trump për këtë takim dhe tonin e mbajtur gjatë bisedës, ne jemi të interesuar për rezultatet. Ai e kupton se edhe Rusia ka interesat e saj kombëtare. Dita e sotme është pikënisje për sukses dhe për rikthimin e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve. Në kontaktin e fundit më 2022 me administratën amerikane unë u përpoqa të bind kolegët e mi që situata të mos shkonte në atë pikë ku të mos kishte më kthim pas. Unë jam i bindur se fiks kështu do të ishte.  Shpresoj që marrëveshja që arritëm do të çojë në paqe dhe që evropianët nuk do ta minojnë këtë marrëveshje. E kemi parë administratën Trump duke u përpjekur të zgjidhë çështjen ukrainase. Situata në Ukrainë lidhet me çështjet e sigurisë. Ne i konsiderojmë ukrainasit si një komb vëllazëror dhe ajo që po ndodh është një plagë e thellë. Është në interesin e Rusisë t'i japë fund kësaj. Në të njëjtën kohë, jemi të bindur se për të arritur një zgjidhje afatgjatë, duhet të eliminojmë shkaqet e këtij konflikti", u shpreh Putin mes të tjerash.


Video