Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Ndërsa bisedimet dypalëshe SHBA-Rusi janë duke u zhvilluar në Alaskë, mediat ndërkombëtare japin detaje nga tematikat dhe opsionet se si mund të shkojnë ato mes presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin.
Sipas Bloomberg, "administrata Trump po shqyrton sanksionet kundër gjigantëve rusë të energjisë Lukoil dhe Rosneft nëse Putin nuk pranon një armëpushim".
Raporti, duke cituar burime anonime, vëren se masat që synojnë presionin ndaj sektorit rus të energjisë mund të zbatohen gradualisht.
Trump ka qenë i prerë teksa ka thënë se kërkon me patjetër që nga ky takim të vendoset armëpushimi, megjithëse nuk dihet me çfarë çmimi për Ukrainën.