Trump dhe Putin shtrëngojnë duart, bota me sytë nga Alaska

15 August 2025, 21:14Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Trump dhe Putin shtrëngojnë duart, bota me sytë nga Alaska
Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai rus Vladimir Putin

Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai rus Vladimir Putin kanë shtrënguar duart këtë të premte në Anchorage të Alaskës.

Takimi i shumëpritur mes dy liderëve pritet të nisë pak çaste më pas, ndërsa siç u raportuar nga Shtëpia e Bardhë, nuk do të zhvillohet "kokë më kokë".

Pas takimit në tapetin e kuq, ata janë larguar me makinën presidenciale amerikane, me pseudonimin "Bisha".

Ky është takimi i parë mes dy liderave që prej atij në Osaka të Japonisë në vitin 2019.

Thelbi i takimit është arritja e një marrëveshjeje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Sipas mediave ruse, takimi mes dy palëve mund të zgjasë mbi 6 orë.

Video