Oligarku rus vdes papritur

18 December 2022, 23:26Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Oligarku rus vdes papritur
Oligarku Zelenov

Një tjetër oligark ka pasur një fund misterioz ndërsa numri i të vdekurve mes elitës ruse vazhdon të rritet, qëkur Vladimir Putin njoftoi nisjen e një të ashtuquajturi operacion special në Ukrainë. Dmitry Zelenov, një manjat i pasurive të patundshme, vdiq më 9 dhjetor në qytetin Antibes të Rivierës Franceze.

50 vjeçari kishte dalë për darkë me disa miq kur filloi të mos ndihej mirë dhe u rrëzua nga një shkallë, duke pësuar lëndime serioze në kokë, sipas gazetës ruse të lajmeve Baza dhe medias lokale franceze Var Matin.

Ai u dërgua me urgjencë në spital, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin dhe vdekja e tij u konfirmua nga prokurori publik në komunën e afërt të Grasse të nesërmen. Sipas medias ruse, Zelenov iu nënshtrua një operacioni në lidhje me probleme të pazbuluara të zemrës në javët para vdekjes së tij, megjithëse nuk u dha asnjë informacion i mëtejshëm.

Zelenov ishte një bashkëthemelues i Don-Stroy, dikur një nga perandoritë më të rëndësishme të investimeve dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme të Moskës.

Pasi ngriti Don-Stroy në 1994 menjëherë pas rënies së Bashkimit Sovjetik, Zelenov grumbulloi me shpejtësi një pasuri dhe u shfaq rregullisht në listën e Forbes të rusëve më të pasur deri në vitin 2008, kur kriza financiare bëri që Don-Story të pësoi humbje të konsiderueshme financiare.

Rrethanat rreth vdekjes së manjatit të pasurive të paluajtshme janë  jashtëzakonisht të ngjashme me ato të Anatoly Gerashchenko , ish-kreu i Institutit të Aviacionit të Moskës (MAI), i cili thuhet se ka rënë nga një shkallë në selinë e institutit në kryeqytetin rus në shtator.


Video