Obama: Trump po prodhon krizën më të keqe politike në historinë e Amerikës

17 September 2025, 20:58Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Obama: Trump po prodhon krizën më të keqe politike në
Ish-presidenti i SHBA, Barack Obama

Donald Trump po e shtyn SHBA-në drejt një krize të paprecedentë politike pas vrasjes së Charlie Kirk, ka sugjeruar Barack Obama.

Ish-presidenti amerikan kritikoi retorikën e administratës rreth vrasjes, ndërsa foli në Pensilvani të martën.

"Kur dëgjoj jo vetëm presidentin tonë aktual, por edhe ndihmësit e tij, të cilët kanë një histori të të quajturit kundërshtarë politikë 'parazitë', armiq që duhet të 'shënjestrohen', kjo flet për një problem më të gjerë që kemi tani dhe diçka me të cilën do të duhet të përballemi", tha Obama.

Orë pasi u njoftua vdekja e Kirk, Trump tha në një deklaratë televizive se "e majta radikale" ishte "drejtpërdrejt përgjegjëse për terrorizmin që po shohim në vend sot".

31-vjeçari, baba i dy fëmijëve, u qëllua në fyt me një plumb të vetëm ndërsa drejtonte një seancë debati në Universitetin Utah Valley javën e kaluar.

Obama sugjeroi që presidenti amerikan e kishte përdorur vrasjen e aktivistit me ndikim të madh për të nxitur një narrativë politike, duke thënë se dështimi i tij për të bashkuar amerikanët në të gjithë spektrin publik përbënte një "krizë politike të llojit që nuk e kemi parë më parë".

"Ajo që po përshkruaj nuk është një vlerë demokratike apo republikane. Është një vlerë amerikane", tha Obama. "Dhe mendoj se në momente të tilla, kur tensionet janë të larta, atëherë një pjesë e punës së presidentit është të bashkojë njerëzit".

Ai e krahasoi Trump me George W. Bush, ish-presidentin republikan, dhe dy republikanët që ai mundi në zgjedhjet presidenciale, John McCain dhe Mitt Romney, të cilët ai tha se besonin në bashkimin e vendit.

Obama gjithashtu iu referua Dylann Roof, supremacistit të bardhë që vrau nëntë persona me ngjyrë në një kishë në Charleston, Karolina e Veriut në vitin 2015.

"Si president i Shteteve të Bashkuara, përgjigjja ime nuk ishte, kush mund ta ketë ndikuar këtë të ri problematik që të angazhohet në atë lloj dhune? Dhe tani më lejoni të ndjek kundërshtarët e mi politikë dhe ta përdor atë", tha ai.

Trump ka thënë se dëshiron që SHBA-të të bashkohen pas vrasjes, por fajësoi një "grup të çmendurish të së majtës radikale" për pengimin e unitetit kombëtar.

Që nga vrasja, Shtëpia e Bardhë njoftoi gjithashtu një goditje ndaj grupeve "terroriste" të krahut të majtë.

Stephen Miller, zëvendësshefi i stafit të presidentit, tha të hënën se zhdukja e kërcënimit të dukshëm [nga e majta] ishte dëshira e fundit e Kirkut, duke u zotuar të "bënte atë që duhej".

"Mesazhi i fundit që Charlie Kirk më dha para se t'i bashkohej krijuesit të tij në qiell ishte se tha se duhet të shpërbëjmë dhe të përballemi me organizatat radikale të së majtës në këtë vend që po nxisin dhunën. Ky ishte mesazhi i fundit që më dërgoi... ne do ta bëjmë këtë", tha ai për Fox News.


Video