Nis në Iran gjyqi ndaj muxhahedinëve

12 December 2023, 21:21Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nis në Iran gjyqi ndaj muxhahedinëve
Seanca e parë gjyqësore për gjyqin e 104 anëtarëve të Organizatës Mojahedin-e Khalq (MEK) u zhvillua të martën me pesë avokatë që përfaqësojnë të akuzuarit

Irani mbajti të martën seancën e parë gjyqësore për të gjykuar 104 anëtarë të “grupit terrorist” Organizata Mujahedin-e Khalq (MKO) në mungesë, bën me dije Agjencia iraniane e Lajmeve të Studentëve (ISNA).

Seanca, e kryesuar nga gjyqtari Amir-Reza Dehqani-Nia, u mbajt nga Gjykata Penale e Teheranit në kryeqytetin iranian, thuhet në raport.

Sipas aktakuzës së çështjes, të pandehurit akuzohen për shkelje të ligjit të Iranit, refuzim për t'i dorëzuar armët e tyre autoriteteve iraniane pas Revolucionit Islamik të vendit të vitit 1979, infiltrim të paligjshëm në organizatat dhe aparatet shtetërore, për mbajtjen e armiqësisë ndaj popullit të Iranit dhe strukturës islamike, dhe vrasjen e mijëra iranianëve në akte terrori, njëra prej të cilave kishte në shënjestër selinë e Partisë së Republikës Islamike në vitin 1981 që vrau të paktën 74 zyrtarë qeveritarë.

Sipas ISNA, gjykata do të mbajë seancën e radhës më 19 dhjetor.

Në fund të gushtit, Kazem Gharibabadi, zëvendës i shefit të drejtësisë iraniane për çështjet ndërkombëtare, tha se mbrojtësit publikë do të caktohen nga gjykata për gjykimin e anëtarëve të MKO-së, duke përfshirë udhëheqësen e grupit të Maryam Rajavi.

Ai shtoi se përkundër “krimeve të shumta” të MKO-së, gjykata më parë i kishte thënë të pandehurve që të punësonin avokatët e tyre përmes njoftimeve në gazeta. Mirëpo, afati kishte kaluar pa u punësuar asnjë avokat, ndaj gjykata caktoi mbrojtës publikë për ta.

Irani e cilëson MKO-në si një organizatë terroriste, duke e akuzuar atë për vrasjen e dhjetëra mijëra qytetarëve iranianë. Aktualisht grupi ndodhet në Shqipëri.


Video