Nis kriza e djathit! Nga dje, çmimet e qumështit dhe kosit u rritën me 11%

2 August 2022, 07:59Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nis kriza e djathit! Nga dje, çmimet e qumështit dhe kosit u
Foto ilustruese

Afron kriza e djathit në vend. Duke nisur që nga kjo javë çmimi i qumështit me yndyrë 3,2% rreth 1,4 litra do të shitet me 190 lekë nga 160 lek që është shitur deri me tani.

Kompanitë e përpunimit të qumështit i kanë njoftuar tregtarët e pakicës për rritjen e radhës që më datën 20 korrik. Teksa çmimet e bulmetit nuk po ndalen, tregarët e pakicës janë të alarmuar se nuk ka djathë në treg.

Çmimet e djathit u rriten me gati 100 % kët vit por tani produkti mungon në treg, nuk gjendet.

Burimet nga kommpanitë e përpunimit të qumështit pohojnë se, rritje e çmimee po ndikohet nga mungesa e lëndës së parë në treg.

Rënia e numrit të bagëtive ka ndikuar në uljen e furnizimeve më lëndë të parë, duke bërë që prodhimi aktual të shitet me çmime shume të shtrenjta.

Rënia e prodhimit të qumështit në ferma ka krijuar krizë për djathë. Fabrikat të gjithë sasinë qumështit e kanë shitur si qumësht të përpunuar dhe kos dhe nuk kanë mundur të rezervojë sasitë e nevojshme për të bërë djath.

Që nga koha e prodhimit djathi kërkon se paku 6 muaj stazhonim, por duket se kriza e mungesës së qumështit që nisi që në fund të vitit të kaluar po i jep efektet tek djathi.


Video