Karta e tahografit, ulen tarifat me 60%

27 July 2022, 11:17Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Karta e tahografit, ulen tarifat me 60%

PSHTRR ka nisur nga 1 Qershori lëshimin e kartave të Tahografit me 60% ulje tarife, duke e ofruar 40 Euro nga 100 Euro që kushtonte. 

Karta e Tahografit mund të merret për 10 ditë nga 30 ditë që vononte përpara duke e shpejtuar procesin me 67% kursim kohe, falë rikonceptimit të shërbimit nga DPSHTRR. 

Në muajin e parë të aplikimit të risive:

Ka patur 671 aplikime ose 227% më shumë se mesatarja mujore.

270 mijë euro i janë kursyer transportuesve rrugorë nga ulja drastike e tarifës dhe nga rritja e ditëve të punës (ulen ditët e pritjes pa kartë, pra pa punë) vetëm gjatë muajit të parë. 

Vizioni i DPSHTRR është të ulë kostot për sektorët jetik të transportit rrugor që janë shumë të ekspozuar me krizën globale të çmimeve që pason fazën e zgjatur të pandemisë nga Covid-19! 

 



Video