Ish-ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara Nikki Haley është tërhequr nga fushata presidenciale këtë të mërkurë.
Përmes një njoftimi për media, Haley është shprehur se “nuk ka asnjë pendesë” dhe se “dëshironte të ishte zëri i amerikanëve”.
Tërheqja nga gara presidenciale vjen pas garës së quajtur “Super e Marta”, ku ajo nuk arriti të fitonte në asnjë nga 15 shtetet, përveç Vermontit.
Edhe më herët, ajo kishte shënuar një seri humbjesh përballë Donald Trump, duke përfshirë edhe vendin e saj të lindjes, Karolinën e Jugut. Haley fitoi vetëm në Uashington DC.
Tashmë, ish-presidenti Donald Trump e ka të garantuar emërimin nga Partia Republikane dhe do të përballet sërish me demokratin Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit.