Nëna greke vrau tre vajzat e saj, dëshmia tronditëse: Para varrimit shkoi të rregullojë flokët

1 May 2022, 18:49Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nëna greke vrau tre vajzat e saj, dëshmia tronditëse: Para
Kanë dalë dëshmi të tjera rrëqethëse lidhur më Roula Pispirigou

Kanë dalë dëshmi të tjera rrëqethëse lidhur më Roula Pispirigou, e cila akuzohet për vrasjen e 3 vajzave të saj. Një zyrtar i varrezave të Patras, ka dhënë një dëshmi shumë të fortë lidhur me sjelljen e Roula Pispirigou.

Ai tha se kur vajzat e saj Malena dhe Iris pritesghin të varroseshin, Roula Pispirigo ka kërkuar që para se të kryehej ceremonia mortore, ajo kishte nevojë të shkonte tek parukieri.

“Nuk e kisha parë kurrë Roulën. Vetëm kur Irisi vdiq, mësova se ajo kishte shkuar së pari te parukierja për tu rregulluar”, tha zyrtari.

Ndërkohë ai ka shtuar se nuk e ka parë asnjëherë Roulën që të vizitojë varret e vajzave të saj, duke theksuar se kjo ëhstë një gjë shumë e tmerrshme.


Video