Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus

Ministria suedeze e Mbrojtjes njoftoi se mbrëmjen e së shtunës ka regjistruar një avion rus teksa shkel hapësirën ajrore të Suedisë.
Shkelja ndodhi ndërkohë që Suedia po vlerëson, mundësinë e aplikimit për t'u anëtarësuar në NATO, pas pushtimit rus të Ukrainës.
“Është krejtësisht e papranueshme të shkelësh hapësirën ajrore suedeze”, tha ministri i Mbrojtjes Peter Hultqvist . “Ky veprim është joprofesional dhe shumë i papërshtatshëm duke pasur parasysh situatën e përgjithshme të sigurisë. Sovraniteti suedez duhet të respektohet gjithmonë, gjithmonë”.
Katër avionë luftarakë rusë shkelën hapësirën ajrore suedeze mbi Detin Baltik në një episod të ngjashëm në fillim të marsit.