Negociatat Kurti-Abxhiku - Ende asnjë kandidat për president

23 August 2026, 22:17Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Negociatat Kurti-Abxhiku - Ende asnjë kandidat për president

Diskutimet e brendshme për presidentin, që kanë paralajmëruar javën e shkuar kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk kanë ndodhur ende.

Në LVV kanë paralajmëruar vazhdimin e takimeve për çështjen e presidentit, por njohësit e zhvillimeve politike janë skeptikë se këto diskutime mund të sjellin shpejt një marrëveshje

As në Lëvizjen Vetëvendosje e as në Lidhjen Demokratike nuk kanë treguar nëse krijimi i institucioneve do të marrë epilog javën që vjen, shkruan Koha.

Të martën e javës së kaluar, kryetari i LVV-së, Albin Kurti, u takua me atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për çështjen e presidentit.

Pas takimit, të dy thanë se diskutimin do ta bartin edhe brenda subjekteve që udhëheqin. Megjithatë, gjatë javës së kaluar nuk pati mbledhje të organeve partiake, as në partinë e parë e as në të tretën.

Kurti dhe Abdixhiku kanë deklaruar se në takimin e ardhshëm do të diskutojnë për emra konkretë, pasi në atë të së martës thanë se kanë diskutuar për kriteret që duhet t’i plotësojë presidenti i ri.

Njëri nga këto kritere është që të jetë jopartiak. Kjo vjen pasi LDK-ja hoqi dorë nga kërkesa për ta marrë këtë pozitë, por edhe nga mundësia për bashkëqeverisje me LVV-në.


Video