Ndragheta planifikon ‘të hedhë në erë’ prokurorin e njohur, alarmohen autoritetet italiane

6 May 2022, 22:09Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndragheta planifikon ‘të hedhë në erë’
Prokurori Nicola Gratteri

Autoritetet italiane janë vënë në alarm pas informacioneve të dala në gazetën “Il Fatto Guotidiano”, në të cilët shkruhet se shërbimet e huaja kanë informacion se “Ndragheta” ka në plan të hedhë në erë prokurorin e Catanzaro, Nicola Gratteri.

Sipas raportit, klanet që krijuan komplotin janë ato që janë goditur më rëndë nga hetimet e Prokurorit në lidhje me aktivitetet kriminale në Amerikën e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara, si dhe në Itali.

Ndragheta besohet të jetë mafia më e pasur dhe më e fuqishme e Italisë falë mbajtjes së saj në tregtinë evropiane të kokainës.

Dokumenti i shkruar,por dhe i lidhur me audio përgjimin zbardh se atentati është planifikuar të kryhet në rrugën që lidh banesën e Prokurorit me zyrën e tij.


Video