Ndahet Çmimi Nobel në Ekonomi, ja kush janë tre shkencëtarët që e fituan

14 October 2024, 12:24Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ndahet Çmimi Nobel në Ekonomi, ja kush janë tre

Çmimi Nobel në Ekonomi iu dha amerikanëve Daron Acemoglu, Simon Johnson dhe James A. Robinson, për studime se si formohen institucionet dhe ndikojnë në prosperitet.

Çmimi i Bankës Suedeze për Shkenca Ekonomike në Kujtim të Alfred Nobelit është një çmim që jepet çdo vit për kontribute të jashtëzakonshme intelektuale në fushën e ekonomisë.

Kush janë fituesit

Daron Acemoglu , i lindur më 1967 në Stamboll, Turqi. PhD 1992 nga London School of Economics and Political Science, MB. Profesor në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets, Kembrixh, SHBA.

Simon Johnson , i lindur në vitin 1963 në Sheffield, MB. PhD 1989 nga Massachusetts Institute of Technology, Cambridge, USA. Profesor në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets, Kembrixh, SHBA.

James A. Robinson , i lindur më 1960. PhD 1993 nga Yale University, New Haven, CT, SHBA. Profesor në Universitetin e Çikagos, IL, SHBA.


Video