Moska: Dronët ukrainas tentuan të rrëzonin helikopterin e Putin

25 May 2025, 16:52Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Moska: Dronët ukrainas tentuan të rrëzonin helikopterin e Putin
Vladimir Putin

Moska ka akuzuar se Ukrainën se ka tentuar të vrasë me drone presidentin rus, Vladimir Putin.

Helikopteri i tij është sulmuar nga dronët ukrainas, ndërsa po fluturonte mbi rajonin e Kurskut në Ukrainë më 20 maj.

Komandanti rus, Yuriy Dashkin, ka pohuar se Presidenti rus ishte në shënjestrën e këtij sulmi të planifikuar.

“Intensiteti i sulmit u rrit ndjeshëm gjatë fluturimit të helikopterit që mbante Komandantin e Përgjithshëm Suprem mbi territorin e Kurskut. Ne kryem operacionet luftarake të mbrojtjes ajrore dhe njëkohësisht u morëm me sigurinë e helikopterit të Presidentit”, tha Dashkin.

Sipas Dashkin, njësitë ruse të mbrojtjes ajrore goditën 46 dronë gjatë incidentit.

Teksa situata dukej se po normalizohej disi me bisedimet e herëpashershme muajt e fundit, më 25 Maj të këtij viti, Rusia zhvilloi një tjetër sulm të rëndë ajror në Kiev. I vetmi lajm pozitiv deri më tani, është ai i shkëmbimit të të burgosurve.

 


Video