Momenti kur policia gjermane ekzekuton në mes të rrugës një shtetas turk (Kujdes! Pamje të rënda)

26 December 2023, 18:49Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Momenti kur policia gjermane ekzekuton në mes të rrugës një
Momenti kur policia gjermane ekzekuton në mes të rrugës një shtetas turk

Në Mannheim të Gjermanisë, policia ka qëlluar dhe vrarë në mes të rrugës një shtetas turk me probleme të shëndetit mendor, i cili mbante një thikë në dorë dhe ngriti alarmin te komuniteti lokal.

Incidenti ndodhi në landin e Baden-Württemberg kur policia u njoftua për një krim në zonë. Autoritetet gjetën 49-vjeçarin Ertekin Ozkan gjysmë të zhveshur dhe duke mbajtur një thikë në dorë.

Oficerët e paralajmëruan vazhdimisht 49-vjeçarin që të hidhte thikën, por iu desh ta qëllonin katër herë kur ai tentoi t’i sulmonte. Ozkan u plagos rëndë dhe vdiq në spitalin ku u dërgua.

Vajza e të ndjerit tha më pas për mediat se babai i saj kishte probleme të shëndetit mendor dhe policia ishte në dijeni të këtij fakti, ndaj sipas saj i ati është viktimë e një vrasjeje.

Ndërsa në rrjetet sociale veprimi i policisë është kritikuar, nga ana tjetër, banorët vendas mbrojnë veprimet e policisë duke thënë se 49-vjeçari ishte duke u rehabilituar pasi ka qenë përdorues droge, por kishte filluar të përdorte sërish.

Por, ndërkohë në Turqi ka zemërim për ekzekutimin e 49-vjeçarit dhe konsulli i përgjithshëm i Turqisë në Karlsruhe shkoi me urgjencë në Mannheim, pas incidentit.

Ai mori informacione nga autoritetet policore, vizitoi shtëpinë e Ozkanit dhe shprehu ngushëllimet tek të afërmit e tij. Në deklaratën e tij për mediat ai tha: “Ne do të vazhdojmë ta monitorojmë çështjen në të gjitha dimensionet e saj”.


Video