Ukraina shkatërron anijen ruse në portin e Krimesë

26 December 2023, 16:38Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ukraina shkatërron anijen ruse në portin e Krimesë
Anija ruse Novocherkassk

Rusia ka pranuar se një sulm ukrainas ka shkatërruar një anije luftarake në portin e Krimesë, Feodosia.

Zyrtarët ukrainas deklaruan të martën tha se forcat e saj ajrore shkatërruan anijen Novocherkassk, teksa presidenti Volodymyr Zelensky bëri një batutë në mediat sociale, duke thënë se anija ruse tani i ishte bashkuar “flotës ruse nënujore të Detit të Zi”.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu informoi presidentin Vladimir Putin “për dëmtimin e anijes të madhe zbarkuese” në “një raport shumë të detajuar”, u tha gazetarëve të martën zëdhënësi i presidentit Dmitry Peskov.

Forcat ajrore të Ukrainës thanë se sulmuan anijen e marinës ruse në një bazë në Krimenë e pushtuar nga Rusia, për të cilën Kievi pretendonte se mbante drone për përdorim në luftë.

Ukraina shkatërron anijen ruse në portin e Krimesë
Goditja e anijes ruse

"Novocherkassk", një anije e madhe zbarkimi, u shkatërrua në sulmin e saj ajror, tha forcat ajrore të Ukrainës në platformën e mesazheve Telegram të martën.

Një person u vra dhe katër u plagosën në sulm, tha guvernatori i Krimesë i vendosur nga Moska, Sergey Aksyonov, duke shtuar se gjashtë ndërtesa ishin dëmtuar dhe banorët e tyre u evakuuan.

Aksyonov tha se sulmi shkaktoi një zjarr që më vonë u vu nën kontroll.

Anija është pjesë  flotës ruse të Detit të Zi, që deri tani ka humbur të paktën edhe 5 anije të tjera si dhe një nëndetëse nga sulmet me raketa apo dronë ujorë të nga ushtria ukrainase.

Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014, një veprim që Ukraina dhe Perëndimi e dënuan si të paligjshëm.

Ukraina shkatërron anijen ruse në portin e Krimesë
Ajo çfarë ka mbetur nga anija ruse Anija ruse Novocherkassk


Video