Horror në Francë/ Gjenden të pajetë në banesën e tyre nëna me 4 fëmijët e saj, në kërkim babai

26 December 2023, 07:52Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Horror në Francë/ Gjenden të pajetë në banesën e

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Paris, ku pesë trupa të pajetë janë gjetur në një qytet në veri-lindje. Sipas mediave lokale, viktimat janë një grua dhe katër fëmijët e saj të vegjël. Trupat e tyre u gjetën në një apartament në qytetin Meaux, i cili është pak më shumë se 41 km nga kryeqyteti francez.

Ndërkohë raportohet se policia është në kërkim të babait 33-vjeçar, i cili është në arrati.

Prokurori Jean-Baptiste Bladier konfirmoi për mediat franceze se shërbimi i policisë gjyqësore të Versajës po hetonte mbi ngjarjen.


Video