Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny është gjallë dhe po mbahet në një koloni penale në Siberi, sipas zëdhënëses së tij.
“Ne gjetëm Alexei Navalny”, tha Kira Yarmysh më 25 dhjetor, duke shtuar se ai ndodhet në një koloni penale në Rusinë veriore.
Ekipi i tij nuk kishte pasur asnjë kontakt me të që nga 6 dhjetori, pasi ai u zhvendos nga një burg i mëparshëm.
Navalny, i konsideruar si një nga kundërshtarët kryesorë të Vladimir Putinit, është i burgosur që nga viti 2021.
“Avokati i tij e pa atë sot. Alexei është mirë”, shkroi zonja Yarmysh në aplikacionin e mesazheve Telegram.
Ajo tha se ai ishte transferuar në koloninë penale IK-3 në Kharp në distriktin autonom Yamalo-Nenets, në Rusinë veriore.
Ai ishte mbajtur më parë në Melekhovo, 235 km në lindje të Moskës.
Ndihmësi i Navalny, Ivan Zhadov tha se kolonia ishte një nga “kolonitë më të largëta” në Rusi, me kushte “të vështira”.
Ai shtoi se lëvizja e Navalny demonstroi sesi “sistemi merret me të burgosurit politikë, duke u përpjekur t'i izolojë dhe shtypë ata”.