Mercenarët e Putin tërhiqen nga Libia, dyshime se do të përdoren në Ukrainë

21 February 2022, 20:29Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mercenarët e Putin tërhiqen nga Libia, dyshime se do të

Mercenarët e kompanisë private ruse të kompanisë “Wagner”, për të cilët ka akuza se janë direkt nën komandat e Vladimir Putin po tërhiqen plotësisht nga Libia dhe ka raportime të besueshme se fushëbeteja e tyre e radhës do të jetë Ukraina.

Autoritetet libiane njoftuan se mercenarët e vendosur në zonat civile në qytetin Cufra, në Libinë juglindore, filluan të tërhiqen drejt bazës ajrore pranë këtij qyteti.

Televizioni libian “Al-Ahrar” me seli në kryeqytetin Tripoli raportoi se mercenarët e Wagner-it katër ditë më parë filluan të largoheshin nga zonat civile të Cufra-s.

Ndër objektet e braktisura nga mercenarët ishin edhe instituti i ajrit të kondicionuar dhe ftohjes, depoja e ujit të qytetit, zyrat administrative, kantieret e ndërtimit dhe një kazermë ushtarake në autostradën Veddan-Sirte.

Sipas lajmit të televizionit libian “Al-Ahrar” operacioni i tërheqjes vazhdon dhe disa pika strategjike nuk janë evakuuar ende për vazhdimësinë e furnizimit me pajime ushtarake.

Khalid Almishri, kryetar i Këshillit të Lartë Shtetëror të Libisë, më 12 dhjetor kishte thënë se në vend ka më shumë se 7.000 mercenarë të lidhur me firmën ruse të sigurisë “Ëagner”.

Mercenarët e “Wagner”-it janë prezentë në Libi që nga viti 2019 dhe ata janë të vendosur në Cufra dhe në Sirte, që ndodhet në lindje të Libisë.


Video