
Britania ka vendosur të prezantojë sot projektin “Bashkëjetesa me Covid”
Qeveria britanike vendosi se edhe ato masa që janë ende në fuqi, tashmë nuk janë më se të nevojshme.
“Disa nga këshillat që kryeministri ka marrë nga këshilltarët e tij të shëndetit publik janë që mos t’i heqë të gjitha kufizimet pasi në modelet që kemi parashikuar tregohet se ky vendim do të rrisë numrin e rasteve”, thotë Martin McKe, profesor i shëndetit publik evropian.
“Është e qartë se numri i rasteve me Omicron është në rënie, por kemi qenë në këtë situate edhe më parë. Mbretëria e Bashkuar po përjeton një kurbë të qartë rënieje të infektimeve, por ne nuk mund të dimë se si do të jetë varianti i radhës, dhe ne mendojmë se do të ketë variant tjetër të këtij virusi”, shprehet ai.
Më vonë gjatë ditës së hënë, kryeministri britanik Boris Johnson do të prezantojë strategjinë e tij, për “Bashkëjetesën me COVID”, pavarësisht paralajmërimeve dhe kritikave që e konsiderojnë si të nxituar heqjen totale të kufizimeve si dhe izolimin e detyrueshëm për pacientët e infektuar me coronavirus.