Ukraina dhe Bosnja, Ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel

21 February 2022, 09:43Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ukraina dhe Bosnja, Ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të takohen sot në Bruksel për të diskutuar për krizën në Ukrainë dhe situatën e sigurisë në Bosnje e Hercegovinë.

Në Bruksel pritet të marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, pasi kriza në Ukrainë është në krye të agjendës së takimit të ministrave të BE-së.

Po ashtu, ministrat e Jashtëm të BE-së pritet të diskutojnë për situatën e përkeqësuar të sigurisë në Bosnje e Hercegovinë.

Shefi i diplomacisë së BE-ë, Josep Borrell, ndezi alarmin më 20 shkurt, pasi nacionalistët kroatë të Bosnjës paralajmëruan se do të prishnin zgjedhjet e ardhshme, dhe do të formonin rajonin e tyre.

Borrell paralajmëroi se situata “është më shqetësuese se kurrë” në Bosnje, që veçse është e ndarë në Federatën Boshnjake-Kroate dhe në entitetin e dominuar nga serbët, të quajtur Republika Sërpska.


Video