BBC: Plani i Putin për pushtimin e Ukrainës ka filluar

21 February 2022, 14:50Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

BBC: Plani i Putin për pushtimin e Ukrainës ka filluar

BBC shkruan se plani rus i pushtimit “ka filluar tashmë”, një zëdhënës i kryeministrit të Anglisë Boris Johnson ka thënë në një conference për mediat se raportet e inteligjencës sugjerojnë se presidenti rus Putin synon të nisë një pushtim të Ukrainës.

“Ajo çka po shohim sugjeron se Rusia synon të nisë një pushtim dhe se plani i Presidentit Putin tashmë ka filluar”, u tha zëdhënësi gazetarëve. “Ne po shohim elementë të njohur të librave rusë, elementë të cilët po tashmë po shfaqen në kohë reale”.

Ndërkohë, ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, i bëri thirrje të hënën presidentit rus Vladimir Putin që të “mos luajë me jetë njerëzore” në Ukrainë, në fillim të një jave tjetër të tensionit diplomatik në Evropë.

“I bëj thirrje me këmbëngulje qeverisë ruse, presidentit rus: Mos luani me jetë njerëzore!” tha Baerbock në Bruksel pas mbërritjes në takimin e Këshillit të Punëve të Jashtme Evropiane. “Loja me civilë dhe me njerëzit në zonat e okupuara – nga të dyja palët – është e papërgjegjshme”, shtoi ajo.


Video