“Mbretëresha e kokainës”/ Arrestohet gruaja më e kërkuar në Europë, cilësohej si e “arratisura më seksi” në botë (FOTO)

28 February 2025, 18:54Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Mbretëresha e kokainës”/ Arrestohet gruaja më e
Tania Gomez

Tania Gomez u arrestua pas një arratie prej gati katër vjetësh, duke u bërë një nga femrat më të kërkuara në Europë për lidhjet e saj me trafikimin e drogës.

“E arratisura më seksi” në botë u kap në Lanzarote të Spanjës pas arratisjes nga Suedia në vitin 2021. Gomez, 32 vjeçe, e njohur si "mbretëreshë e kokainës" në Europë, dyshohet të ketë pasur lidhje me një grup të organizuar kriminal në Stokholm, ku ajo transportonte dhe shpërndante drogë dhe para të paligjshme.

“Mbretëresha e kokainës”/ Arrestohet gruaja më e

Përpara se të bëheshin të njohura lidhjet e saj kriminale, Gomez ishte një influencuese në Instagram dhe pronare e një shoqate për shpëtimin e kafshëve, HundGärin, e cila pretendonte se ndihmonte qentë e pastrehë.

 

Megjithatë, sipas Europol, ajo ishte pjesë edhe e një rrjeti që trafikonte jashtë vendit kafshët.

Gomez dyshohet gjithashtu të ketë qenë e përfshirë në një operacion të zbuluar nga policia suedeze në verën e vitit 2020, ku u gjetën rreth një milion euro cash.

“Mbretëresha e kokainës”/ Arrestohet gruaja më e

Ajo akuzohet gjithashtu për pastrim parash dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme të trafikut të drogës dhe pastrimin e parave në Stokholm, që dyshohet të ketë shërbyer si qendër për grupe mafioze.

Ajo ishte e përfshirë edhe në shpërndarjen e kokainës, dhe autoritetet thonë se ajo mori 10 kilogramë kokainë në maj të vitit 2020.

Pas bastisjes në vitin 2020, Gomez u arratis dhe dyshohet të ketë shkuar në Spanjë, ku jetonte dhe babai i saj. Ajo u kap në qytetin Tias, në ishullin Lanzarote, pas një operacioni të përbashkët të policisë spanjolle dhe suedeze.

“Mbretëresha e kokainës”/ Arrestohet gruaja më e

Gomez është arrestuar dhe pritet ekstradimi i saj në Suedi, ku ajo mund të përballet me një dënim deri në 14 vjet burg për trafikim droge dhe pastrim parash.



Video