Masakra në Teksas, dy mësueset u vranë duke mbrojtur nxënësit

25 May 2022, 18:46Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Masakra në Teksas, dy mësueset u vranë duke mbrojtur
Eva Mireles dhe Irma Garcia

Eva Mireles dhe Irma Garcia, dy mësueset që vdiqën në masakrën në shkollën fillore në Uvalde, Teksas, humbën jetën duke u përpjekur të mbronin nxënësit e tyre.

Mireles, e cila ishte 40 vjeç, kishte 17 vjet që punonte në shkollën fillore të Uvalde.

Ajo ishte e martuar dhe kishte një vajzë.

"Ishte shumë e dashur dhe krenare që ishte mësuese", tha një familjar i saj për The New York Times.

"Ajo ishte një heroinë, një person i jashtëzakonshëm. E qeshura e saj ishte ngjitëse dhe do të na mungojë. Ajo e vuri zemrën e saj për gjithçka”.

Ndërsa 46-vjeçarja Garcia kishte punuar në shkollën fillore të Uvaldes për 23 vite. Ajo ishte e martuar dhe kishte katër fëmijë.

Njëri prej tyre tha se një shoku i tij nga forcat e rendit, i cili ishte në vendngjarje, e pa nënën e tij duke mbrojtur nxënësit e saj.

“Tia ime nuk ia doli, u sakrifikua duke mbrojtur fëmijët e klasës së saj. Ajo vdiq si heroinë. Ajo ishte e dashur për shumë njerëz dhe do të na mungojë shumë”, ka shkruar nipi i saj në rrjetet sociale.


Video